Ndërlidhjet

Obama publikon planin për reformën shëndetësore



Presidenti Barak Obama ka bërë publik planin e tij të kompromisit rreth reformës shëndetësore në Shtetet e Bashkuara. Plani ka një vlerë prej 1 trilionë dollarësh dhe synon t’i ofrojë shërbime shëndetësore më shumë se 31 milionë amerikanëve që nuk janë të siguruar.

Gjatë javës presidenti Obama do ta diskutojë planin me përfaqësuesit e demokratëve dhe republikanëve në Kongres.

Reforma në sigurimet shëndetësore ka qenë një nga premtimet kryesore të Obama gjatë fushatës zgjedhore.
XS
SM
MD
LG