Ndërlidhjet

Irani akuzon Perëndimin se përkrah liderin rebel sunit



Irani i akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për mbëshetjen e liderit kryengritës sunit.

Ministri i Zbulimit tha se Abdulmalik Rigi, i cili besohet të jetë në Pakistan, është arrestuar gjatë një operacioni të kundërzbulimit.

Hejdar Moslehi tha se Rigi, lider i grupit kryengritës sunit Xhundullah, ishte për “24 orë në një bazë amerikane”, si dhe kishte “udhëtuar në disa vende evropiane” para se të arrestohej.

Ai tha se “amerikanët” i kanë lëshuar Rigit pasaportë afgane dhe “një kartë identiteti për të udhëtuar në Pakistan”.

Moslehi i paralajmëroi shërbimet amerikane dhe britanike të kundërzbulimit që të mos “përzihen” në punët e brendshme të Iranit.

Grupi Xhundullah, i cili akuzon udhëheqësinë shiite për diskriminimin e sunitëve, ka marrë përgjegjësinë për disa sulme me bomba në juglindje të Iranit, nga të cilat viteve të fundit janë vrarë dhjetëra vetë.
XS
SM
MD
LG