Ndërlidhjet

KB: Shqipëria t'i hetojë pohimet për trafikim të organeve



Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje Shqipërisë që të bashkëpunojë plotësisht me hetimet mbi pretendimet për vrasjen e civilëve serbë për trafikimin e organeve gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Filip Alston, raportues special i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, tha se qeveria shqiptare u ka ngritur “barriera të pengesave formale” hetimeve.

Zyrtarët serbë kanë pohuar se ish luftëtarët e UÇK-së i kanë dërguar serbët e rrëmbyer në Shqipëri gjatë luftës, i kanë vrarë dhe ua kanë shitur organet në tregun e zi.

Kosova dhe Shqipëria i kanë mohuar fuqimisht pretendimet për trafikim organesh, të cilat për të parën herë u shfaqën në librin e ish kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Karla del Ponte.
XS
SM
MD
LG