Ndërlidhjet

Vendet e Amerikës Latine dhe Karaibeve formuan bllok të ri



Presidenti i Meksikës Felipe Kalderon shpalli sot se vendet e Amerikës Latine dhe të Karaibeve kanë rënë dakord të formojnë një aleancë të re rajonale, pa Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë.

Duke folur në samitin e 32 shteteve në Kankun të Meksikës, Kalderon tha se blloku i ri "duhet të shtyjë përpara integrimin rajonal dhe të promovojë agjenda rajonale në takimet globale".

Grupi i ri pritet të jetë alternativë për Organizatën e Shteteve Amerikane, e cila i përfshin Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, dhe ka qenë forumi kryesor për çështjet rajonale gjatë 50 viteve të kaluara.
XS
SM
MD
LG