Ndërlidhjet

Pakistan: Talibanët vrasin dy 'spiunë' amerikanë



Militantët e dyshuar talibanë kanë vrarë dy njerëz, të cilët i akuzojnë se kanë spiunuar për Shtetet e Bashkuara në rajonin fisnor të Pakistanit afër kufirit me Afganistanin.

Banorët lokalë thanë se kufomat e burrave u gjetën sot në qytetin Mir Ali në Vaziristanin Verior.

Në trupin e secilit kishte nga një shënim se viktima ishte spiun, dhe kërcënohen informatorët tjerë se do ta pësojnë fatin e njëjtë.
XS
SM
MD
LG