Ndërlidhjet

SHBA: Po kalon koha dhe durimi për Iranin



Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Iranin se “po kalon koha dhe durimi” rreth porogramit kundërthënës bërthamor.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, i ripërsëriti paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara për “pasoja” nëse Irani vazhdon t’i zhvillojë kapacitetet për pasurimin e uraniumit.

Dje Teherani i ka dorëzuar një letër Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, që është përgjigja e parë zyrtare ndaj planit të OKB-së.
XS
SM
MD
LG