Ndërlidhjet

Turqi: Gjykata akuzon 7 oficerë për komplot



Gjykata e Turqisë ka ngritur akuza formale ndaj shtatë ushtarakëve të lartë me pretendimin se disa vjet më parë kanë komplotuar rrëzimin e qeverisë.

Gjykata në Stamboll urdhëroi që të shtatët të mbahen në paraburgim.

Rreth 50 komandantë të ushtrisë janë arrestuar për komplotin e pretenduar të vitit 2003, dhe po merren në pyetje hga prokurorët.

Arrestimet i kanë rritur tensionet ndërmjet qeverisë pro-islamike dhe armatës, e cila e sheh veten si mbrojtëse të traditës sekulare të Turqisë.

Të martën, gjeneralët dhe admiralët kryesorë u takuan në selinë e shtabit të përgjithshëm për ta diskutuar atë që e quajtën “situatë serioze”.
XS
SM
MD
LG