Ndërlidhjet

Djali i themeluesit të Hamasit, spiun i Izraelit



Një gazetë izraelite raportoi se djali i njërit nga themeluesit e Hamasit ka shërbyer si informator kryesor për Izraelin më shumë se një dekadë.

Gazeta “Haarec” tha se Mosab Hasan Jusuf, ishte njëri nga burimet më të vlefshme të shërbimit të sigurisë Shin Bet, dhe ka ndihmuar të parandalohen dhjetra shpërthime vetëvrasëse kundër izraelitëve.

Babai i tij, Sheik Hasan Jusuf, është njëri nga udhëheqësit më të mëdhej të Hamasit në Bregun Perëndimor.

Ai aktualisht po vuan dënimin prej gjashtë vjet burg në një burg të Izraelit.

Jusuf u konvertua në Krishterizëm 10 vjet më parë, ndërsa në vitin 2007 u shpërngul në Shtetet e Bashkuara, ku po shkruan një libër për përvojat e tij.

Shërbimi izraelit i sigurisë nuk e ka komentuar raportin.
XS
SM
MD
LG