Ndërlidhjet

Berisha: Sërish kemi situatë emergjente



Në rrethinën e Shkodrës janë shtuar zonat e përmbytura për shkak të daljes nga shtrati të lumit Bunë si pasojë e reshjeve të shiut që po vazhdojnë prej ditësh.

Kryeministri Sali Berisha vendosi krijimin e Komitetit qeveritar të Emergjencave.

“Sërish kemi një situatë emergjente. Prurjet e Drinit kanë arritur mbrëmë në 3000m3 në sekondë. Të jashtëzakonshme kanë qenë prurjet e lumenjve të Alepeve. Ka një rritje të ndjeshme të Kirit dhe të Gjadrit. Për tu përballur me këtë situatë të re është e domosdoshme të ngrejmë sërish Komitetin qeveritar të Emergjencave. Është e rëndësishme që të marrim të gjitha masat mbi bazën e asaj praktike të suksesshme që u krijua në operacionin e parë. Në këtë mënyrë ta kapërcejmë këtë situatë emergjence me dëmet më minimale të mundshme”, tha Berisha.

Në janar, 11 mijë hektarë tokë u përmbytën për shkak të shkarkimit të ujrave nga liqenet e hidrocentraleve mbi lumin Drin. Shkarkimi u bë për shkak të tejmbushjes së liqeneve si pasojë e rreshjeve të shtuara.
XS
SM
MD
LG