Ndërlidhjet

Athinë: Policia shpërndan me gaz lotsjellës protestuesit



Mijëra protestues kanë marshuar në rrugët e Athinës dhe të qyteteve të tjera të Greqisë në shenjë kundërshtimi ndaj masave të qeverisë për ta nxjerrë vendin nga kriza financiare. Planet e qeverisë parashohin ngrirjen e pagave në sektorin publik, rritjen e taksave dhe rritjen e moshës mesatare të pensionit prej 61 në 63 vjet.

Qeveria tha se masat janë të nevojshme për ta vënë nën kontroll borxhin e madh të vendit dhe defiçitin buxhetor.

Greva u thirr nga dy sindikatat më të mëdha, të cilat përfaqësojnë afro gjysmën e 5 milionë punonjësve në Greqi.

Në Athinë policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë mbi 20 mijë protestuesit që marshuan drejt parlamentit. Protesta ka qenë përgjithësisht e qetë, ndonëse është qëlluar me gurë drejt policisë.
XS
SM
MD
LG