Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Nimic: Koha e përshtatshme të tejkalojmë problemin e emrit



“Besoj se tani është koha e përshtatshme që të tejkalojmë problemin për emrin”, tha në Shkup ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara, Methju Nimic.
Komentet e Nimicit u bënë pas takimit me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Nimic është takuar gjatë vizitës në Shkup me drejtuesit më të lartë të vendit. Ai theksoi se ka parë “një dëshirë të fuqishme që të zgjidhet problemi i emrit”.

Ndërmjetësuesi i OKB-së shtoi se shpreson që pas vizitës në Athinë të “intensifikohet procesi që kishte ngecur muajve të fundit dhe të arrihet një zgjidhje”.
Pas Shkupit Nimic udhëton drejt Athinës.
XS
SM
MD
LG