Ndërlidhjet

Australia proteston ndaj Izraelit



Australia thirri ambasadorin e Izraelit në shenjë proteste rreth përdorimit të tre pashaportave australiane për pjesëtarët e skuadrës që vrau në Dubai një nga drejtuesit e Hamasit. Dyshohet se Mosadi, shërbimi izraelit i zbulimit, qëndron pas vrasjes.

Kryeministri australian, Kevin Rud, theksoi se Australia “nuk do të heshtë rreth kësaj çështje”.

Më herët edhe Bashkimi Evropian kishte shprehur kundërshtimin ndaj përdorimit të pashaportave fallco evropiane për pjesëtarët e së njëjtës skuadër.

Ministri i Jashtëm i Izraelit ka deklaruar se nuk ka asnjë provë që vendi i tij të jetë i përfshirë në vrasjen e 20 janarit në Dubai.
XS
SM
MD
LG