Ndërlidhjet

Merkel: Euroja është në situatë të vështirë



Euroja është në “situatë të vështirë”, për herë të parë që nga vënia e saj në qarkullim, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel.

Merkel, në një intervistë për mediat gjermane, theksoi se vendet e eurozonës të prekura nga kriza duhet të adresojnë së pari problemet që lidhen me qëndrueshmërinë e buxheteve.

Monedha e përbashkët evropiane, që u hodh në qarkullim për herë të parë në vitin 1999, po përballet më vështirësi si pasojë e defiçitit të madh buxhetor të Greqisë, por dhe problemeve me ekonomitë e Spanjës e Portugalisë.
XS
SM
MD
LG