Ndërlidhjet

Marxhah: Ngrihet flamuri afgan në qytetin e ofensivës



Flamuri afgan u ngrit sot në qendër të Marxhahut, qyteti që është në zemër të operacionit të forcave afgane dhe atyre ndërkombëtare.

Operacioni ku marrin pjesë rreth 15 mijë trupa synon vendosjen nën kontrollin e Kabulit zyrtar të një rajoni kyç në provincën e Helmandit, rajon që ka qenën nën pushtetin e militantëve. Në ceremoninë e ngritjes së flamurit merrnin pjesë komandantë ushtarakë britanikë e afganë si dhe qindra banorë të zonës.

Kjo është ofensiva më e madhe e forcave vendore dhe të NATO-s në Afganistan që nga ndërhyrja ushtarake në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG