Ndërlidhjet

Nju Delhi: Përfunduan bisedimet Pakistan – Indi


Në Nju Delhi sot ka përfunduar takimi i ministrave të jashtëm të Pakistanit dhe Indisë, që ishte i pari, prej sulmeve në Mumbai në vitin 2008.

Takimi ndërmjet sekretares së jashtme të Indisë, Nirupama Rao, dhe kolegut të saj pakistanez, Salman Bashir, zgjati tri orë.

Sipas zyrtarëve, së pari ata biseduan njëri me tjetrin, e pastaj atyre iu bashkuan edhe delegacionet e të dy vendeve.

India e kishte pezulluar procesin e ngadalshëm paqësor me Pakistanin, pas sulmeve në Mumbai, në nëntor të vitit 2008, nga i cili u vranë 170 vetë.

Për këtë sulm, India i fajëson militantët me seli në Pakistan.
XS
SM
MD
LG