Ndërlidhjet

Dodik akuzon bashkësinë ndërkombëtare për përzierje


Kryeministri i Republikës Serbe në Bosnjë, Milorad Dodik, ka akuzuar bashkësinë ndërkombëtare se synon të ndërlikohet në zgjedhjet në Bosnjë.
“Nuk ka dyshim se bashkësia ndërkombëtare gjithnjë e më shumë po përzihet në jetën politike të këtij vendi. Kjo nuk ndodh askund në botë”, ka thënë Dodik.
Ai ka pohuar se përfaqësuesi i lartë në Bosnjë Valentin Incko dhe njerëzit e tij kanë favoritët e tyre për zgjedhjet që mbahen në tetor.
XS
SM
MD
LG