Ndërlidhjet

Stjuart Xhons në Kosovë



Ndihmëssekretari amerikan i shtetit, Stjuart Xhons, po qëndron sot në Kosovë. Në orët e pasdites ai do të takohet me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, në të cilin takim do të marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni.

Njoftimi është bërë i ditur nga kabineti i presidentit Sejdiu.

Temë diskutimesh në këtë takim, mes tjerash, pritet të jetë çështja e përpjekjeve që autoritetet në Kosovë janë duke i ndërmarrë për të shtuar numrin e vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kosova deri më tash gëzon njohjen e 65 vendeve të botës, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara dhe 22 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG