Ndërlidhjet

Hagë: Fillon gjykimi i Tolimirit


Në Tribunalin e Hagës sot fillon gjykimi i i Zdravko Tolimirit, ndihmës i të akuzuarit për krime lufte Ratko Mladiq.
Tribunali i Hagës ngarkon Tolimirin për gjenocid, komplot për organizim të gjenocidit dhe krime kundër njerëzimit.
Në aktpadi thuhet se Tolimir ka bërë gjenocid ndaj 7000 meshkujve dhe fëmijëve boshnjakë në Srebrenicë. Ai akuzohet edhe për vrasjen e boshnjakëve të robëruar në Bratunc dhe Zvornik, por edhe për mbikëqyrje të shfarosjes së 1700 meshkujve dhe fëmijëve boshnjak në Branjevo dhe Pilici.
XS
SM
MD
LG