Ndërlidhjet

OKB: Pesë muaj tjerë për hetimet në Gaza



Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi që t’u japë Izraelit dhe palestinezëve edhe pesë muaj të tjerë për ta kryer hetimin mbi pretendimet për krime të luftës gjatë konfliktit 22 ditësh në Gaza dimrin e kaluar.

Asambleja paralajmëroi se nëqoftëse nuk zhvillohen hetime të pavarura, atëherë “veprime të mëtejme” mund të ndërmerren nga trupa të OKB-së, përfshirë Këshillin e Sigurimit.

Në nëntor, Asambleja e Përgjithshme i dha Izraelit dhe palestinezëve tre muaj që të ndërmarrin “hetime të pavarura dhe të besueshme” për gjetjet nga paneli i drejtuar nga eksperti i emëruar nga OKB, gjykatësi jugafrikan Riçard Goldstoun.

Raporti i Goldstoun konkludoi se të dyja palët kanë kryer krime të luftës dhe ndoshta krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit.
XS
SM
MD
LG