Ndërlidhjet

Wall Street: Euro do të bie ndaj dollarit



Raportet nga Wall Street dhe disa kompani të mëdha investuese thonë se valuta e përbashkët evropiane euro do të vazhdojë të bjerë në raport me dollarin amerikan në javët e ardhshme.

Tregtarët po investojnë sasi të mëdha të parave me idenë se kriza e borxhit në Greqi, si dhe deficitet e buxheteve në Portugali dhe Spanjë, do të vazhdojnë ta dobësojnë euron.

Prej dhjetorit, valuta e përbashkët evropiane tashmë ka rënë në tregjet prej 1.51 dollarë në 1.35 dollarë.

Dje kancelarja gjermane Angela Merkel tha se auroja është në situatë të vështirë për herë të parë nga viti 1999.
XS
SM
MD
LG