Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun ka dënuar sulmin e talibanëve në Kabul, ku humbën jetën 17 persona e 30 të tjerë u plagosën. Në mesin e viktimave kishte dhe shtetas të huaj.
Ban në deklaratën e tij thekson se sulmi në Kabul është tregues i “pandjeshmërisë maksimale të talibanëve për jetët njerëzore”.
Ky ishte sulmi i dytë i këtyre përmasave në kryqytetin afgan që nga fillimi i këtij viti.