Ndërlidhjet

Kili: Nga tërmeti së paku 6 të vdekur



Tërmeti me fuqi 8.8 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur Kilin.

Epiqendra ishte 300km larg kryeqytetit Santiago. Deri tani raportohet për gjashtë të vdekur. Në Koncepsion, qyteti i dytë më i madh në Kili, janë shkatërruar një numër ndërtesash. Aktualisht lidhjet telefonike nuk funksionojnë, çfarë e bën të vështirë llogaritjen e dëmeve.

Qendra amerikane për mbikqyrjen e cunameve ka tërhequr vërejtjen për rrezik cunami në Kili e Peru, dhe nën vëzhgim do të jetë dhe Ekuadori.
XS
SM
MD
LG