Rreth 2 milionë veta janë prekur nga tërmeti që dje goditi Kilin, ka bërë të ditur presidenti i këtij vendi. Deri më tash janë konfirmuar më shumë se 300 të vdekur. Tërmeti shkaktoi edhe valë të cunamit që nxiti evakuimin e mijëra banorëve nga bregdeti i Paqësorit. Nuk është raportuar për dëme të mëdha nga valët e këtij cunami.