Senati amerikan ka votuar në favor të fondeve për mbështetjen financiare për të papunët dhe për ndërtimin e autostradave.
Një nga senatorët republikanë i kishte bllokuar këto ligje, pasi sipas tij paketa prej 10 miliardë dollarësh, e propozuar nga demokratët, do të thellonte defiçitin.
Shtyrjet në miratimin e legjislacionit kanë bërë që qindra mijëra amerikanë të mos marrin ndihmat sociale.