Ndërlidhjet

SHBA, BE: Sanksione më të thella kundër Iranit


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se sanksionet e mëtejshme do të mund të ishin përgjigjja e vetme ndaj lëvizjeve të fundit të Iranit lidhur me kontestin e gjatë për programin e tij kundërthënës bërthamor.

BE dhe SHBA argumentuan se Irani i ka shkelur obligimet ndaj Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) të OKB-së, duke e ngritur nivelin e pasurimit të uraniumit, para se inspektorët e ANEB-it të mund ta monitoronin këtë proces.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara në ANEB, Glin Dejvis, tha se “nuk ka zgjedhje, por duhet të ketë sanksione më të thella” kundër Iranit.

Spanja, në emër të BE-së, ka kërkuar “përgjigjje më të qartë” nga Teherani.

Këto komente u bënë në ditën e tretë të takimit të Bordit të guvernatorëve të ANEB-it, në Vjenë.
XS
SM
MD
LG