Ndërlidhjet

Tiranë: Pas sulmit të hakerëve serbë, normalizohet faqja e Topit


Faqja zyrtare e presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, është normalizuar, pasi mbrëmë atë e kishin sulmuar hakerët serbë.

Zyra e presidencës ka njoftuar se pas sulmit, faqja kishte kaluar në ripunim.

Pas ndërhyrjes së hakerëve, në mes të faqes zyrtare të presidentit Topi, në gjuhën angleze shkruante “Kosova është Serbi”.

Para disa ditësh, hakerët serbë kishin depërtuar edhe në faqen e presidencës së Kosovës.
XS
SM
MD
LG