Në Gjermani ka lindur një bebe me peshë 275 gramë dhe ka mbijetuar, raportojnë mjekët. Kjo është pesha më e ulët e regjistruar në Gjermani për të porsalindurit. Mjekët llogarisin se është thuajse e pamundur që bebet e lindura nën 350 gramë të mbijetojnë.
Djali kishte lindur qershorin e kaluar në spitalin e Gotingenit dhe pas gjashtë muajsh nën trajtim mjekësor peshonte 3.7 kilogramë.