Ndërlidhjet

Tiranë: Kuvendi nis punimet, opozita mungon



Ka nisur seanca e Kuvendit të Shqipërisë, por opozita nuk është e pranishme në sallë. Grupi kuvendor i Partisë Socialiste paraditen e sotme vendosi të marrë pjesë në fund të seancës së rradhës të Kuvendit, atëherë ku do të diskutohen nismat e tyre.

Në fjalën e saj, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, theksoi se nismat e paraqitura nga socialistët janë jo kushtetuese, por ajo nuk i ka kthyer në shenjë respekti ndaj opozitës.

Partia Socialiste për gati 6 muaj braktisi Kuvendin pasi kërkon hapjen e kutive të votimit.
XS
SM
MD
LG