Ndërlidhjet

Fajon: Mos pengohet liberalizimi i vizave për Shqipërinë dhe BH



“Lajmet e fundit për rritjen e numrit të strehimkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia në Belgjikë dhe Gjermani kanë krijuar dilema dhe drojë nëse liberalizimi i vizave ishte një vendim i drejtë. Kërkoj nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin përgjegjësinë jo vetëm për të përmbushur kriteret, por dhe t’i dërgojnë njerëzve një mesazh të qartë rreth asaj se çfarë do të thotë realisht liberalizimi i vitave. Politikanët duhet të ndalojnë menjëherë fluksin e migrantëve të rinjë që kërkojnë strehim në vendet e BE-së.”

Deklarata e europarlamentares sllovene, Tanja Fajo,n vjen në kohën kur ka pasur rritje të numrit të kërkesave për strehim politik në vendet e BE-së nga banorët e Serbisë dhe Maqedonisë. Nga dhjetori i kaluar banorëve të këtyre vendeve iu hoqën vizat për vendet e zonës Shëngen.

Ajo çfarë ka ndodhur me strehimkërkuesit nga Maqedonia e Serbia “në asnjë mënyrë nuk duhet të dëmtojë liberalizimin e vizave këtë vit për Shqipërinë dhe Bosnjën”, përfundon deklarata e europarlamentares sllovene.
XS
SM
MD
LG