Ndërlidhjet

Zyrtari rus identifikon pengesën në bisedimet SHBA-Rusi



Një zyrtar i lartë i armatës së Rusisë e ka identifikuar pengesën më të madhe në bisedimet SHBA-Rusi mbi traktatin e ri për armët strategjike.

Agjencia AP citoi gjeneralin Juri Balujevski, zv/shefin e Këshillit të Sigurisë të Rusisë, të ketë thënë se refuzimi i Shteteve të Bashkuara për t'i pranuar lidhjet ndërmjet sistemeve sulmuese dhe mbrojtëse, po e ngadalëson përparimin në bisedimet.

Uashingtoni dhe Moska po e negociojnë trashëgimtarin e marrëveshjes START nga viti 1991, e cila skadoi në dhjetor.

Raundi i ri i bisedimeve pritet të mbahet javën e ardhshme në Gjenevë.
XS
SM
MD
LG