Kryqi i Kuq e ka dënuar përdorimin e minave të fshehura nga ana e talibanëve rreth qytetit Marxhah në provincën jugore Helmand, duke thënë se zonat e minuara i parandalojnë refugjatët që të kthehen në zonë.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se përdorimi i këtyre minave, të cilat janë arma kryesore e talibanëve, është “krejtësisht i papranueshëm”.
Forcat e kombinuara amerikane dhe afgane së fundmi e rikthyen qytetin Marxhah nga kontrolli i talibanëve.