Ndërlidhjet

BE: Samit i ri për perspektivën evropiane të Ballkanit



Presidenca spanjole e Bashkimit Evropian propozoi sot një takim të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian dhe zyrtarëve nga Ballkani për të “përforcuar perspektivën evropiane të rajonit”, transmeton AFP.

“Duhet t’u tregojmë vendeve në rajon se vazhdojmë të kujdesemi më shumë se dhjetë vjet më parë”, u thanë në një komunikatë Spanja dhe Italia partnerëve të tyre në BE në takimin e ministrave të jashtëm në Kordoba të Spanjës.

”Sfidat janë të ndryshme nga ato që vendet e rajonit përballeshin 10 vjet më parë”, thuhet në letrën, e cila bën thirrje që samiti të mbahet në Sarajevë nga fillimi i qershorit.
XS
SM
MD
LG