Ndërlidhjet

Turqi: Nga tërmeti humbën jetën 38 vetë


Raportohet se së paku 38 vetë kanë humbur jetën nga tërmeti me intensitet 5.9 shkallë, që e goditi pjesën lindore të Turqisë, në mëngjesin e sotëm.

Zyrtari lokal në këtë rajon, Bekir Janilmaz, tha se nga tërmeti kanë vdekur 38 vetë, në tri fshatra të provincës Elazig.

Instituti gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se tërmeti ndodhi në orën 4:32 minuta me intensitet 5.9 shkallë.
XS
SM
MD
LG