Ndërlidhjet

Prishtinë: Kryeministri slloven arrinë për vizitë në Kosovë


Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, do të qëndrojë sot në Kosovë. Në orët e para të mbrëmjes ai pritet të takohet me kryeminsitrin Hashim Thaçi.

Vizita e sotme e zotit Pahor pason takimin që ai zhvilloi javën e kaluar me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq dhe kryeministren e Kroacisë, Jadranka Kosor.

Sllovenia do të jetë nikoqire e konferencës së krerëve të shteteve të Evropës Juglindore, e cila do të mbahet më 20 mars.

Serbia ka kushtëzuar praninë e saj në këtë konferencë me emërtimin e Kosovës si “Kosovo-Unmik”, gjë e cila është kundërshtuar nga udhëheqësit e lartë të institucioneve në Kosovë.
XS
SM
MD
LG