Sot në komunën e Gjilanit ka filluar fushata zgjedhore për kryetarin e komunës. Fushata do të zgjasë deri të premten.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që rivotimi për kryetar komune të Gjilanit të zhvillohet më 14 mars. Në garë janë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së. Për shkak të kundërshtimeve dhe parregullsive të gjetura komuna e Gjilanit ende nuk ka kryetar, për të cilin së pari është votuar në zgjedhjet lokale të nëntorit të kaluar.