Ndërlidhjet

Rrezikohen bisedimet izrealito-palestineze



Izraeli ka miratuar ndërtimin e 112 shtëpive të reja në një nga vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor. Ndërmjetësuesit palestinezë e kanë cilësuar vendimin si kërcënim për marrëveshjen e brishtë për bisedime jo të drejtëprëdrejta.

Bisedimet izrealito-palestineze u pezulluan një vit më parë. Pas muajsh përpjekje nga ana e Shteteve të Bashkuara palët kanë rënë dakord për bisedime jo të drejtpërdrejta.

Nënpresidenti amerikan, Xho Bajden, do të zhvillojë bisedime me udhëheqësit palestinezë e izraelitë gjatë dy ditëve në vijim. Bajden ka filluar një turne në Lindjen e Mesme.

Ai është zyrtari më i lartë i administratës Obama që viziton rajonin.
XS
SM
MD
LG