Ndërlidhjet

Izrael: Bajden fillon bisedimet



Rifillimi i bisedimeve izraelito-palestineze dhe shqetësimet rreth programit bërthamor të Iranit priten të jenë temat kryesore të bisedimeve mes nënpresidentit amerikan, Xho Bajden dhe udhëheqësve të Izraelit.

Bajden arriti në Jerusalem të hënën, në të njëjtën ditë që u bë publike rinisja e bisedimeve indirekte izraelito-palestineze. Në të njëjtën ditë pala izraelite njoftoi ndërtimin e 100 shtëpive të reja në një nga kolonitë hebreje në Bregun Perëndimor.

Bajden do të takohet me udhëheqësit palestinezë të mërkurën.
XS
SM
MD
LG