Ndërlidhjet

Turqia s'është e gatshme ta kthejë ambasadorin në SHBA




Kryeministri Rexhep Taip Erdogan tha se Turqia nuk është e gatshme ta kthejë ambasadorin në Uashington pasi një panel i Kongresit amerikan e cilësoi gjenocid vrasjen masive të armenëve nga turqit osmanë në vitin 1915.

Duke folur gjatë një vizite në Arabinë Saudite, Erdogan tha se Shtetet e Bashkuara "nuk do të duhej të lënë aleatin strategjik Turqinë për një çështje të këtillë", ndërsa vendimin e panelit e përshkroi si "komedi".

Turqia e tërhoqi ambasadorin të enjten, pasi Komiteti për Politikë të Jashtme në Dhomën Përfaqësuese e miratoi rezolutën jo-detyruese.
Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha se administrata do të punojë shumë që ta pengojë rezolutën të shkojë për votim në Dhomën Përfaqësuese.


XS
SM
MD
LG