Ndërlidhjet

KFOR-i rifillon bashkëpunimin me FSK-në



KFOR-i ka rifilluar bashkëpunimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës, pas disa ditë pezullimi.

Në një komunikatë për media të KFOR-it, thuhet se “pas pezullimit të mbështetjes së KFOR-it për Forcën e Sigurisë së Kosovës më 5 mars 2010, presidenti dhe kryeministri kanë punuar me komandantin e KFOR-it që t’i zgjidhin në mënyrë të kënaqshme çështjet në fjalë”.

Sipas KFOR-it, kjo ka rezultuar në një marrëveshje të re e cila ka të bëjë me mënyrën e përdorimit të njësisë ceremoniale të FSK-së, e cila do të vazhdojë t’i përdorë armët e demilitarizuara, me pajtimin e KOMKFOR-i, dhe rikonfirmon se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të ketë rol mbrojtës apo ushtarak meqë kjo detyrë është e ndërmarrë nga KFOR-i.

“Pas konkludimit të kësaj marrëveshjeje, ne mund të konfirmojmë se KFOR-i do te riktheje rolin e tij trajnues dhe mentorues me Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
XS
SM
MD
LG