Ndërlidhjet

Interneti kandidat për Çmimin Nobel



Në listën e Komitetit norvegjez për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2010 do të jetë edhe interneti, si kandidat i parë në historinë e ndarjes së çmimeve që nuk është qenie njerëzore.

Megjithëse emrat e të nominuarve komiteti i mban në fshehtësi, ndonjëherë vetë propozuesit e shpallin zgjedhjen e tyre.

Rrjetin global të internetit e ka propozuar një revistë italiane, duke vlerësuar se ai është mjet, i cili përmes komunikimit, e avancon dialogun, debatin dhe konsensusin, si dhe e promovon demokracinë.
XS
SM
MD
LG