Ndërlidhjet

Pekin: Kina i kundërshton SHBA-të lidhur me monedhën

Kina i ka hedhur poshtë kërkesat e Shteteve të Bashkuara për ta zbatuar politikën e shkallës së këmbimit të orientuar nga tregu për monedhën e vet, duke thënë se harmonizimi i vlerës së juanit nuk është çelësi i zgjidhjes së jobalanceve globale tregtare.

Zëvendës guvernatori i Bankës Popullore të Kinës, Su Ning, tha se “besojmë se shkalla e këmbimit e juanit nuk do të ndihmoj në rënien ose uljen e suficiteve dhe deficiteve”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, partnerët kryesorë tregtarë të Kinës, thonë se Pekini ka për qëllim që monedhën e saj ta mbajë në nivel të ulët për ta nxitur eksportin e saj dhe për ta ndihmuar Kinën, që me shpejtësi të dalë nga kriza ekonomike globale.
XS
SM
MD
LG