Ndërlidhjet

Kinë: Refuzohet raporti i SHBA-ve për të drejtat e njeriut

Pekini e ka refuzuar raportin e Departamentit amerikan të shtetit, i cili e kritikon Kinën për gjendjen në fushën e të drejtave të njeriut.

Agjencia zyrtare e lajmeve, Hsinhua, e citon kabinetin kinez, që ka thënë se “sikur viteve të mëparshme, raportet amerikane janë plotë me akuza për situatën e të drejtave të njeriut, në më tepër se 190 vende dhe rajone, përfshirë edhe Kinën, por i mbyll sytë ose i shmanget dhe bile i fshehë, abuzimet në rritje të të drejtave të njeriut në territorin e vet”.

Kabineti kinez, poashtu, tha se Uashingtoni e ka përdorë çështjen e të drejtave si “instrument politik”.
XS
SM
MD
LG