Ndërlidhjet

Putin kërkon rritjen e vëllimit tregtar me Indinë



Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin tha se është koha që Rusia dhe India ta rrisin tregtinë përtej shitjes së armëve në fushat si energjia, bankat dhe teknologjia informative.

Putin tha se ai dëshiron që vëllimi tregtar, i cili tash është 8 miliardë dollarë, të shkojë në 20 miliardë deri në vitin 2015.

Kryeministri rus i bëri këto komente gjatë vizitës në Nju Delhi.

Putin dhe homologu i tij Manmohan Singh sot pritej të nënshkruajnë më shumë se dhjetë kontrata për shitjen e armëve dhe në fushën e energjisë në vlerë prej 10 miliarda dollarë.

XS
SM
MD
LG