Ndërlidhjet

Xhakartë: Protesta kundër vizitës së Obamës


Disa mijëra veta janë tubuar në disa qytete të Indonezisë për të protestuar kundër vizitës së paralajmëruar të presidentit amerikan Barak Obama në këtë vend.
Policia ka pohuar se mbështetësit e grupit konservator islamik Hizbut-Tahrir kanë protestuar në qytetet Surabaja, Makashar, Xhogjakarta, Pontianak dhe Mataram.
Mijëra policë kanë siguruar protestat, që kanë përfunduar të qeta.
Në Indonezi jetojnë rreth 200 milionë myslimanë. Dy organizatat më të mëdha myslimane në këtë vend kanë përshëndetur vizitën e presidentit amerikan që pritet të realizohet në fund të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG