Ndërlidhjet

DV: Të shmanget numri i tepërt i vëzhguesve



Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka paraqitur raportin e dytë nga të dhënat e vëzhguesve të saj, ku është paraqitur përqindja e daljes së votuesve në zgjedhje deri në ora 12:00, si dhe disa parregullsi të evidentuara.

“Sa i përket përqindjes së daljes së votuesve, deri në orën 12:00 kanë votuar rreth 15 për qind të totalit të votuesve të regjistruar
”, thuhet në një komunikatë për media të koalicionit të OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, përmes së cilës po ashtu thuhet se, “nga të dhënat e vëzhguesve, raportohet për numër të madh të vëzhguesve, të cilët pengojnë procesin”.

“Demokracia në Veprim” përmend disa parregullsi që kanë të bëjnë me praninë e personave të paautorizuar në disa vendvotime, votime familjare dhe votime të hapura.

Ky koalicion i OJQ-ve u ka bërë thirrje partive politike që të delegojnë vetëm numrin e paraparë të vëzhguesve për t’i ikur, siç thuhet, krijimit të tollovisë brenda vendvotimeve.
XS
SM
MD
LG