Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar se Serbia do të marrë pjesë në të gjitha forumet rajonale, në të cilat prania e Kosovës do të trajtohet sipas parimeve të definuara me rezolutën 12-44 të Kombeve të Bashkuara dhe kjo vlen edhe për takimin e Kranjit në Slloveni.
“Këto parime janë shumë të qarta. Serbia nuk do të marrë pjesë në asnjë forum rajonal, në të cilin nuk respektohen parimet e OKB-së dhe që nënkuptojnë edhe respektimin e rezolutës 12-44”, ka thënë Tadiq pas takimit në Novi-Sad me presidentin e Hungarisë, Laslo Shojom.
Tadiq ka vënë në pah se nëse në Brdo afër Kranjit do të respektohen këto parime, Serbia do të marrë pjesë në forumin rajonal.