Ndërlidhjet

Miliband: Britania dhe Kina, pajtueshmëri për Iranin


Sekretari i jashtëm britanik, Dejvid Miliband, ka arritur në Kinë, për bisedime me liderët kinezë, që pritet se do të fokusohen në mundësinë për sanksione më të ashpra kundër Iranit, për programin e tij bërthamor.

Pasi arriti në Shangaj, zoti Miliband, tha se Britania dhe Kina kanë qëllim të përbashkët, që Irani t’i respektoj rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që synojnë ndaljen e veprimtarive atomike të Teheranit.

“Britania dhe Kina nuk janë pajtuar vetëm për qëllimin se Irani duhet të respektoj Marrëveshjen për Moszgjerim dhe të mos bëhet shtet me armatim atomik. Ne, poashtu, u pajtuam për mënyrat për ta arritur këtë, që është kombinim i angazhimit dhe presionit. Angazhimi ishte në tryezë me Iranin për një kohë, por ata e kanë refuzuar këtë”, tha Dejvid Miliband.
XS
SM
MD
LG