Ndërlidhjet

Eshton: Bisedimet izrealito-palestineze, urgjente



Bisedimet paqësore izrealito-palestineze janë “urgjente”, tha Kethrin Eshton, shefja e diplomacisë evropiane në Kajro.

Ajo tha se bisedimet janë urgjente pasi “palestinezët, pavarësisht gjithçkaje janë të gatshëm të përfshihen”. Eshton shtoi se vendimi i Izraelit për të ndërtuar shtëpi të reja në vendbanimet hebreje “rrezikon” bisedimet.

Eshton do të vizitojë dhe Rripin e Gazës si pjesë e turneut të saj diplomatik në Lindjen e Mesme. Kryediplomatja evropiane do të vizitojë edhe Izraelin, Jordaninë, Libanin, Sirinë dhe Bregun Perëndimor.

Bashkimi Evropian është kontributori më i madh për agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestienzë dhe jep 1 miliardë euro çdo vit në territoret palestineze.
XS
SM
MD
LG