Ndërlidhjet

SHBA-të presin përgjigjen e Izraelit



Shtetet e Bashkuara po presin një përgjigje zyrtare nga Izraeli lidhur me shqetësimet amerikane për rajonin. Shtetet e bashkuara kanë kritikuar së fundi qeverinë izraelite për vendimin që të ndërtojë 1600 shtëpi në Jerusalemin lindor. Ky i fundit shihet si kryeqyteti i një shteti të ardhshëm palestinez.

Megjithë kritikat edhe gjatë ditës së sotme kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, e bëri të qartë se ndërtimi i vendbanimeve të reja do të vazhdojë në Jerusalemin lindor, “ashtu siç ka vazhduar për 42 vite me rradhë”.
XS
SM
MD
LG