Ndërlidhjet

Gazpërcjellësi Rryma e Veriut siguron fondet



Konzorciumi, i cili qëndron prapa gazpërcjellësit Rryma e Veriut, thotë se ka siguruar 3.9 miliardë euro nga 26 banka.

Njoftohet se marrëveshja do të kompletojë finansimin e fazës së parë të ndërtimit të gazpërcjellësit, i cili do të shkojë nga Rusia në Gjermani përmes Detit Baltik, dhe do të kushtojë gjithsejt 7.4 miliardë euro.

Aleksej Miler, drejtori ekzekutiv i Gazpromit rus, tha se gazpërsjellësi do të ofrojë “furnizim të sigurtë të gazit rus në Evropë për disa dekadat e ardhshme”.

Ndërtimi i gazpërcjellësit pritet të fillojë në muajin prill.
XS
SM
MD
LG